Një ndër gabimet më të shpeshta që bëjnë femrat, është se harrojnë të hidratojnë qafën dhe pjesën e dekoltesë.
Lëkura e fytyrës është ajo që merr kujdesin më të madh nga ana juaj, po nuk duhet harruar se nga natyra, lëkura e kraharorit është më e hollë dhe e thatë se lëkura e fytyrës apo trupit.
Kjo do të thotë se është më e ndjeshme dhe e ekspozuar ndaj dëmtimeve të diellit apo agjentëve të jashtëm. Poikiloderma është gjendja e lëkurës së irrituar, në të cilën shfaqen njolla të kuqe, puçra të vogla menjëherë pas kontaktit me mjedisin e jashtëm.
Ndonëse jo e rrezikshme për gratë, kjo gjë mund të trajtohet e të mbahet nën kontroll. Në verë nuk duhet harruar asnjëherë kremi mbrojtës, ndërsa me parfumin duhet të keni kujdes.
Nëse e shihni që lëkura ju skuqet pas aplikimit të tij nuk duhet të lyheni më. Mund t’i bëni një scrub të lehtë për të larguar qelizat e vdekura e më pas ta hidratoni. /Living