Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), po rekomandon që gratë shtatzëna të mos përdorin barnat antiinflamatore josteroidale pas javës së 20 të shtatzënisë.
FDA, ka lëshuar një rekomandim për gratë shtatzëna për të shmangur barnat kundër dhimbjeve gjatë javës së 20-të ose më vonë gjatë shtatzënisë shkruan BusinessInsider, përcjell Gazeta Shneta.
Në mënyrë të veçantë, FDA po sugjeron që gratë të shmangin barnat anti-inflamatore josteroide (NSAID) si aspirina, ibuprofeni, naproxen dhe celecoxib.
Ky grup i barnave mund të shkaktojë “probleme të rralla, por serioze të veshkave” në fetuse, sipas FDA. Kjo, nga ana tjetër, mund të çojë në nivele të ulëta të lëngut amniotik.
Për të kuptuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.
“Lëngu amniotik siguron një jastëk mbrojtës dhe ndihmon në zhvillimin e mushkërive, sistemit të tretjes dhe muskujve të foshnjave të palindura”, thuhet në rekomandimin e FDA-së.
Ndërsa, lëngu i ulët amniotik i quajtur oligohidramnios, shoqërohet me një rrezik në rritje të defekteve të lindjes, abortit dhe lindjes së foshnjës së vdekur.
Ekziston këtu vetëm një përjashtim i rëndësishëm nga rekomandimet e reja.
Është fjala tek gratë që marrin doza të ulëta të aspirinës, zakonisht ato që kanë pasur pre-eklampsi të hershme dhe lindje të parakohshme, duhet të vazhdojnë të marrin ilaçet e tyre. /Gazeta Shneta/