Gratë po humbasin 600 kalori duke bërë këto punë të shtëpisë

2018-08-16 në ora 14:53

Shumë njerëz kanë dëshirë dhe synim që të humbasin sa më shumë peshë, por sa prej tyre arrijnë ta bëjnë këtë, shifrat mbeten të vogla.

Së fundmi është zbuluar një mënyrë e re për të humbur rreth 600 kalori, dhe duke mos bërë asnjë ushtrim të vetëm në palestër apo fitnes.

Duke i bërë punët e përditshme brenda shtëpisë ju mund të humbisni sasi të mëdha të kalorive të tepërta që ndodhen tek trupi juaj, madje këtë mund ta bëni edhe pa dietë.

Kjo rënie në peshë është e barabartë sikur ju të bëni not apo duke vrapuar. Sipas GazetaMetro, ky studim është kryer në Good Housekeeping, ku është treguar se për dy orë pastrim në ditë do të humbisni rreth 600 kalori.

E para brenda punëve të shtëpisë radhitet pastrimi i dritareve, që humbisni rreth 115 kalori për rreth 20 minuta.  Por ju mund të humbni peshë edhe nëse punoni, dhe shkoni në këmbë në vendin tuaj të punës apo edhe në shkollë.

Derisa mënyra më e mirë për të kontrolluar peshën tuaj është që të hani sa më shumë ushqime që e pëshpejtojnë metabolizmin, si peshqit, vezët e shumë të tjera.