Shumë gra të cilat nuk po arrijnë të gëzojnë një shtatëzani, shpeshherë e gjejnë veten duke shpenzuar shuma të mëdha parash vetëm që të arrijnë qëllimin e tyre.
Por, sa ka kjo efekt, apo mbase problemi është shumë i thjeshtë nga sa duket.
Viteve të fundit është përhapur me të madhe impotenca tek meshkujt, dhe numri i tyre sa vjen dhe shtohet çdo herë e më shumë.
Sipas Daily Mail, shumica e grave mendojnë që problemi është tek ato dhe vrapojnë sa andej këndej që të gjejnë një trajtim të duhur mjekësor, por kot, transmeton Gazeta Shneta.
Dr Catherine Hood bënë thirrje që të punohet më shumë në drejtimin që të ekzaminohen meshkujt nëse nuk janë të aftë të kenë fëmijë apo jo, dhe që ata të marrin trajtimin e duhur.
“Është një ndihmë relativisht e lirë konceptimi që punon në të njëjtën mënyrë si ICI, një trajtim i provuar klinikisht me një shkallë suksesi prej 20 përqind”. /Gazeta Shneta/