Gratë që po lindin me prerje cezariane, po rrezikojnë fëmijët 5 herë më shumë nga kjo sëmundje

2018-09-26 në ora 14:06

Një studim ka gjetur se fëmijët e lindur me prerje cezariane përballen me një rrezik 21 për qind më të lartë të zhvillimit të alergjive në ushqim.

Shkencëtarët suedez besojnë se të rinjtë që lindin nëpërmjet mënyrës natyrale për dallim nga fëmijët që lindin me prerje cezariane, bartin me vete baktere vaginale që i mbrojnë ata nga alergjitë, transmeton Gazeta Shneta.

Pediatrit tani kanë kërkuar që gratë të cilat vendosin të lindin me prerje cezariane, të informohen paraprakisht në lidhje me rrezikun.

Alergjitë e ushqimit – kur sistemi imunitar ngatërron proteinat e ushqimit me kërcënim për organizmin – mund të jenë vdekjeprurëse, nëse kalohet në shokun anafilatik.

Studiuesit në Universitetin Örebro dhe në Institutin Karolinska në Stokholm e drejtuan këtë studim, i cili gjurmonte fëmijët për 13 vjet.

Disa studime kanë zbuluar gjetje të ngjashme, siç thonë shkencëtarët, për të kuptuar pse alergjitë e ushqimit në fëmijët janë në rritje. Shifrat e vitit të kaluar sugjerojnë se numri i alergjive të ushqimeve në fëmijë është rritur në 21 për qind që nga viti 2010 në SHBA.

Por ky studim, i botuar në Revistën e Alergjisë dhe Imunologjisë Klinike, është i pari që identifikon një lidhje të mundshme midis lindjes me prerje cezariane dhe alergjisë ushqimore./Gazeta Shneta/

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.