Pavarësisht faktit se gratë shtatëzëna që vuajnë nga migrenamund të përjetojnë nje numër më te vogël dhimbjesh , migrenat janë të lidhura me presionin e lartë të gjakut dhe munden të shkaktojnë aborte apo lindjet e parakohshme.
Sipas një studimi të bërë në Danimarkë, rezulton se gratë shtatëzëna me migrenë më shpesh kanë komplikime në lidhje me shtatzëninë dhe lindjen e tyre sesa gratë që nuk vuajnë nga migrena shkruan ScienceDaily, transmeton GazetaShneta
Foshnjat e sapolindura, nënat e të cilëve vuajnë nga migrena gjatë shtatëzanisë gjithashtu kanë një rrezik në rritje të tilla si shqetësimi i frymëmarrjes dhe temperature.
Migrenat janë relativisht të zakonshme dhe prekin dy herë më shumë gra se meshkuj. Shkaku aktual mbetet i panjohur, por hulumtimet paraprake sugjerojnë se migrena mund të shkaktohet nga stresi, lodhja ose ndryshimet hormonale si shtatzënia. /Gazeta Shneta/