Prekja e barkut të një nëne mund të jetë një mënyrë për t’u ndier më të lidhur me foshnjën brenda saj. Kjo është e pranueshme kur babai apo të afërmit e bëjnë por është shumë irrituese kur njerëzit e panjohur automatikisht prekin barkun e nënës.
Kur gratë mbesin shtatzënë, të gjithë kanë një sy mbi to. Të gjithë duan të kontrollojnë sesi po ndjehet nëna dhe si po rritet barku, transmeton Gazeta Shneta.
Sidoqoftë shumë gra nuk duan aq shumë vëmendje dhe ato janë të vetëdijshme për barkun dhe peshën që po fitojnë kështu që prekja e barkut mund t’i bëjë ato jashtëzakonisht parehat.
Në shumë raste kur një grua nuk pranon që ta prekësh barkun e saj ajo po mbron shëndetin e saj dhe të foshnjës. Gratë gjithashtu mund të pësojnë vjellje gjatë shtatzanisë dhe prekja e stomakut mund t’i bëjë ata të ndjehen edhe më keq.
Gjithashtu, ndryshimet hormonale gjatë shtatzanisë mund të shkaktojnë ankth. Me gjithë stresin dhe shqetësimin që vjen nga shtatzania, të kesh njerëz pranë dhe t’i prekësh është gjëja e fundit që gratë do të dëshironin.
Sidomos nëse ato kanë ankth para shtatzanisë, situata të tilla të pakëndshme mund t’i përkeqësojnë simptomat. /GazetaShneta/