Gjatë ditës së sotme, Greqia ka filluar aplikimin e vaksinës anti covid.
Ndër të parët të cilët morën vaksinën ishin krerët udhëheqës, presidentja Katerina Sakellaropoulou dhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis shkruan TheGuardian, transmeton GazetaShneta.
Sakellaropoulou, presidentja e parë u kërkoi të gjithë qytetarët të merrnin pjesë në fushatën e imunizimit.
“Është e rëndësishme që sa më shumë të jetë e mundur njerëzit të marrin vaksinën anti covid”, u shpreh ajo.
Pas marrjes së vaksinës, kryeministri është shprehur se është një ditë e shkëlqyeshme për shkencën.
“Dhe një ditë e shkëlqyer për Bashkimin Evropian, i cili arriti të shpërndajë vaksinën në të njëjten ditë në të gjitha vendet në Evropë”, ka thënë ai.
Pesë spitale në kryeqytetin grek tashmë do të administrojnë vaksinat dhe në të gjithë vendin më shumë se 1,000 klinika do të shpërndajnë vaksinën./GazetaShneta/