Të enjten, Greqia u ofroi punonjësve shëndetësorë një shans të dytë për t’u vaksinuar kundër Covid.
Kjo pasi, afro 6 mijë punonjës shëndetësorë janë pezulluar nga puna këtë muaj si rezultat i refuzimit të vaksinimit shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Shumë nga këta punëtorë dolën rrugëve të Athinës dhe qyteteve tjera greke, për herë të dytë, për të protestuar kundër rregullit të vendosur nga qeveria greke.
Një nga zyrtarët e sindikatës së punonjësve shëndetësore, ka thënë se një total prej 10 mijë punonjësve shëndetësorë të pavaksinuar të pezullohen nga puna, do të ketë mungesë të stafit në kohën më kritike të pandemisë.
“Ne kemi punuar shumë, gjatë pandemisë, dhe kjo është ajo që marrim”, u shpreh Anna Harritou, e cila punonte si mami në një nga spitalet e Athinës.
Duke marr parasysh situatën aktuale të pandemisë, qeveria ka lejuar punëtorët që të rikthehen në vendet e tyre të punës, pas marrjes së dozës së parë.
Aktualisht, rreth 53 për qind e popullsisë greke është plotësisht e vaksinuar, ndërkohë që autoritetet presin që deri në vjeshtë, shifra të arrij deri në 70 për qind./GazetaShneta/