Aktivistja suedeze Greta Thunberg ka dhuruar 100,00 euro (114,000 dollarë) për të luftuar përhapjen e COVID-19 në Amazon.
Njoftimi erdhi pasi Thunberg fitoi çmimin “Gulbenkian Prize” për bamirësi në shumë prej 1.14 milion dollar shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Në një video të postuar në llogarinë e saj në Twitter, tha se do të dhurojë të holla, por ende nuk ka dhënë informacione për marrësit e tjerë.
“Të gjitha paratë e çmimeve do të dhurohen përmes fondacionit tim për organizata dhe projekte të ndryshme që janë duke punuar për të ndihmuar njerëzit në linjat e para, të prekur nga kriza e klimës dhe kriza ekologjike”, tha Thunberg./GazetaShneta/