Në moshën 105 vjeçare, një grua e New Mexico ka përjetuar të dy pandemitë, një shekull larg.
Edhe pse ajo është rezultuar pozitiv për koronavirus familja e saj thonë se ajo është akoma mirë dhe e shëndoshë, transmeton Gazeta Shneta.
“Ajo ishte katër vjeçe kur kishte Gripin Spanjoll” tha mbesa e saj Luby Grenko, Misty Tulson.
Tani në moshën 105 vjeçare në një shtëpi të të moshuarve ajo mori lajmin se kishte rezultuar pozitivisht për Covid-19.
“Ishte shumë e rëndë, por ishte diçka që pritej në moshën e saj”, tha Tulson.
Gripi Spanjoll, kishte marrë jetën e Luby Greko dhe të motrës së saj por kjo arriti t’i mbijetonte.
Tulson thotë se gjyshja e saj nuk e ka harruar kurrë atë kohë. Ajo tregonte se nëna e saj shkoi në spital dhe nuk u kthye kurrë më.
Tulson thotë se diagnoza e gjyshës së saj e ka ngadalësuar atë fizikisht, por nuk ka ndryshuar aktivitetet e saja. Ajo këndon këngët që i ka dashur, kujdeset për lulet e saja dhe lulet shumë. /GazetaShneta/