Kur një grua shtatzënë shkon të bëjë një ekografi, pret që të shikojë një fëmijë në ekran. Por, për një çift që po presin të bëhen prindër, imazhi tek ekrani i sonogramit ishte pak i paparashikuar. Në vend të bebes, dukej sikur gruaja ishte shtatzënë me një …makinë.
Përdoruesi i rrjetit social Reddit, Brewhaus3223, shpërndau ekografinë e bashkëshortes së tij me diçiturën “Bashkëshortja ime është shtatzënë me një makinë sportive”.
Sigurisht ekografia e tyre ka frymëzuar shumë fansa të makinave sportive.
‘The Fast and the Fetus,’ komentoi një përdorues i rrjetit social Reddit. Ndërsa një tjetër shtoi: “Fetusi më i ri Ford”./Gazeta Shneta/