Një grua nga Britania e Madhe mbeti shtatzëne pas tetë tretmanëve me IVF. Ajo iu gëzua shumë këtij lajmi, por jo edhe bashkëshorti i saj i cili vdiq vitin e kaluar.
Sarah Beattie thotë se nuk mund ta shpjegoj me fjalë se çfarë rëndësie ka ky fëmijë për të, ose çfarë do të thotë për të, të bëhet nënë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
“Është fantastike, brilante, pothuajse mrekulli”.
Sarah humbi fëmijën e saj dhe më pas edhe bashkëshorti i cili vdiq nga kanceri. Ajo tani është shtatzëne pas tetë tretmanëve me IVF.
“Ai u mërzit shumë kur IVF-ja nuk bëri punë. Më pati kërkuar që t’i premtoj se nuk do të heq dorë”, rrëfen ajo.
“Tani ai mund të jetë shumë i lumtur për këtë”.
Sarah tani është në javën e 12 të shtatzënisë dhe për këtë thotë se është shumë e frikësuar, shumë nervoze, por gjithashtu shumë e lumtur.
“Tani që burri më ka vdekur, shtatzënia për mua nënkupton se ai la një pjesë të tij prapa”, përfundon ajo. /Gazeta Shneta/