Një nënë e tre fëmijëve dhe njëkohësisht punonjësja për kujdesin e fëmijëve është shpallur fajtore për vrasjen e djalit të saj tre muajsh.
Gruaja 31-vjeçare u shfaq të enjten në Gjykatën Supreme të Australisë Jugore.
“Nine News” njoftuan se nëna e Adelaide pranoi se ajo e tronditi aq shumë fëmijën sa ajo shkaktoi një dëmtim të rëndë të trurit dhe 16 thyerje të brinjëve, para se të vdiste në krahët e saj në janar, të këtij viti, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo pranoi në polici se tronditi fëmijën e saj, por fillimisht tha se e bëri këtë pas një rënieje kur ai nuk po përgjigjej.
“Shpërthim i menjëhershëm”
Gruaja i tha policisë se ndodhi “aq shpejtë” dhe ajo “e urren veten”.
Partneri i saj u tha hetuesve se ajo ishte një “nënë e mirë”.
Djali i foshnjës të cilin nëna që prej asaj kohe ka përkujtuar me një tatuazh në dore vdiq në shtëpinë e familjes në janar.
“Nine News” pretendojnë se dokumentet e gjykatës tregojnë se gruaja fillimisht mohoi vrasjen e djalit të saj, duke u thënë policëve se ajo ishte vetëm “e çuditur”.
Por pas një shqyrtimi të provave mjekësore, gruaja njoftohet se e pranoi tërheqjen e djalit të saj në mënyrë të dhunshme, sepse ai “nuk po përgjigjej”.
Përkundër pranimit të saj që ajo vrau fëmijën e saj tre muajshe, nëna mbajti kujdestarinë e dy djemve të tjerë.
Ajo u lirua me kusht, duke pritur dënimin./Gazeta Shneta/