Brian Steixner, urolog në Atlantic City, ishte në shkollën e mesme të mjekësisë, kur ai hasi rastin që ndodh një në një milion femra.
Një natë, një grua e re, u fut në departamentin e emergjencës duke u ankuar për shenja të shtatzënisë. Ndonëse është relativisht e zakonshme që gratë të kenë gjakderdhje të lehtë gjatë shtatzënisë, gjaku i gruas shtatzënë po vinte nga rektumi, diçka jo fort e zakonshme, transmeton Gazeta Shneta.
Gruaja, e cila nuk kishte dëshirë të identifikohej, ishte lindur me një gjendje, e cila njihet si keqformim kloacal. Lindja me këtë gjendje nënkupton mungesën e mitrës, vaginës dhe anusit. Mirëpo, këto të trija i zavendëson një vrim, e quajtur si kloaka.
Gjendja shëndetësore është jashtëzakonisht e rrallë, e cila ndodh në rreth një në 25,000 lindje tek femrat, thotë Steixner për Woman’s Health. Ndonëse askush nuk e di se çfarë e shkakton atë, ajo zakonisht diagnostifikohet në lindje dhe rikuperohët në më nyrë të menjëhershme.
Kjo është ajo çfarë ndodhi me këtë grua, megjithëse diçka nuk ishte në rregull. Trupi i saj formoi një fistulë dhe mitra e saj ishte shkrirë në rektum, që nënkuptonte se mitra e saj kishte kaluar në rektum.
Gjatë bisedës së Steixner me gruan, ai thotë se ajo përmendi se kishte kryer seks anal para se të mbetej shtatzënë.
Megjithë vështirësitë, gruaja kishte arritur ta lindte foshnjën përmes operacionit cezarian, madje atë në gjendje të shëndetshme, konfirmon Steixner./Gazeta Shneta/