Një grua ka treguar se konsumon më shumë se 20 sfungjerë të enëve në ditë, pasi i njomë ata në detergjentin e enëve “Fairy” me shije molle, për shkak të një varësie të çuditshme.
Emma Thompson, 23-vjeçare, nga Tajnsajdi Verior, filloi përtypjen e sfungjerëve që nga mosha 3-vjeçare.
Ajo vuan nga një sëmundje të ashtuquajtur “pica”, e cila e bën atë të ketë dëshirë të pashpjegueshme për konsumimin e gjësendeve pa vlerë ushqyese, transmeton Gazeta Shneta
“Më pëlqen shija e saj, më pëlqen më tepër se çdo ushqim tjetër.”, tha Thompson për Daily Mail.
Zonja Thompson, e cila ha mes 2 deri në 20 sfungjerë në ditë, tha se ndonjëherë i pren në mes ato, kështu që mund t’i fus në kuti për t’i konsumuar gjatë pushimit të drekës në punë.
Gjithashtu, për t’u treguar romantik, shpeshherë i dashuri i saj i blen asaj sfungjerë me variacione të ndryshme.
Emma është e sigurt se ka shumë njerëz që e bëjnë një gjë të tillë, por që nuk pranojnë të flasin rreth kësaj./Gazeta Shneta/