Angela Martin, një nënë që sapo kishte lindur një fëmijë, arriti t’i humb 25 kilogramë gjatë kësaj periudhe.
Ajo tregon se më përpara, vazhdimisht konsumonte bukë të bardhë, djath dhe ushqim të shpejtë, ushqime këto të cilat i konsumonte vetëm një herë në ditë, pasi që vaktet e tjera nuk mund t’i konsumonte dot me pretekstin se “nuk kishte kohë”, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërkaq, nëna e një fëmije, arriti t’i shmang këto zakone, të cilën e nxiti një mike e saja në lidhje me të shkuarit në palestër.
Sipas Angelas, ajo filloi të ushtronte 5 herë në javë, duke ndërprerë ushqimet të cilat i konsumonte (të cekura më lart).
Në dietën e saj ajo shtoi banane, tuna, spinaq, vezë dhe patate të ëmbla, të cilat i ndihmuan në humbjen e peshës./Gazeta Shneta/