Në njërën nga pyetjet e dërguara në faqen tonë të Facebook-ut, ishte edhe një grua shqiptare e cila rrëfente se kishte ngelur shtatzënë dhe se ishte në muajin e 6-të, por se ende nuk e kishte humbur virgjërinë.
Ndër të tjera, gruaja e cila nuk dëshironte të deklaronte emrin dhe mbiemrin e saj, kishte vizituar edhe gjinekologun, i cili i kishte thënë se gjendja e tillë “nuk është tragjike”, shkruan Gazeta Shneta.
Gjithsesi, ajo ka kërkuar ndihmë nga gratë e tjera, të cilat kanë pasur përvoja të ngjashme me të.
Në gjuhën mjekësore, virgjëria njihet si membranë e holle, e cila mbulon pjesën hyrëse të vaginës. Kështu, vagina posedon edhe një vrimë të hollë, e cila mundëson rrjedhjen e gjakut gjatë ciklit menstrual tek vajzat e virgjëra.
Po kjo vrimë, e mundëson edhe depërtimin e spermës, duke realizuar fekondimin edhe pa prishur membranën e hollë./Gazeta Shneta/