Gruaja shtatzënë mbeti e vdekur pas një aksidenti, i del foshnja nga barku

2018-07-29 në ora 10:52

Pas një aksidenti të tmerrshëm rrugor, një foshnje ka dal nga barku i nënës dhe mrekullisht i ka mbijetuar këtij aksidenti.

Gruaja që mbante foshnjën në bark ishte pasagjere në një kamion që mbante dërrasa druri në momentin kur shoferi humbi kontrollin, duke e kthyer makinën në një autostradë pranë Cajatit, midis Sao Paulo dhe Curitiba në juglindje të Brazilit.

Në ato momente, gruaja u hodh nga kamioni para se ky i fundit të goditej, dhe ky reagim bëri që fëmija të dilte nga barku. Gruaja kishte vdekur nën dërrasat prej druri kur e gjeti shërbimi emergjent.

Ata zbuluan foshnjën duke qarë nën një pemë të barit disa metra larg, përcjell Gazeta Express.

Më interesante tek foshnja është se kordoni i kërthizës ishte shkëputur gjatë këtij aksidenti, u gjet në një gjendje të mirë pa një gërvishtje të vetme. Foshnja është duke u trajtuar në një spital.

Policia dhe shërbimet sociale njoftohet se po përpiqen të identifikojnë nënën e cila ka vdekur , e cila ishte në javën e 39-të të shtatzënisë dhe u gjet pa dokumente./Express/