Wendy Holt, një grua aziatike 51 vjeçare nga Mbretëria e Bashkuar u diagnostikua me kancer të gjirit. As mosha e saj, përkatësia etnike, historia e familjes dhe as zakonet e jetesës nuk ofruan ndonjë mundësi ekzistuese që ajo të zhvillonte këtë sëmundje.
Më tej, testet diagnostikuese treguan një formim të pazakontë të tumoreve të vogla, mjaft të rralla. Kur asaj ju tha se ajo kishte kancer të gjirit dhe u informua për modelin e çuditshëm të tumoreve, ajo instinktivisht e dinte se çfarë e kishte shkaktuar këtë.
Wendy kishte mbajtur telefonin e saj brenda sytjenave, në anën ku tumoret i ishin zhvilluar, çdo ditë për vite me radhë. Në fakt, kishte një dekadë që ajo kishte përsëritur këtë veprim, për hir të lehtësisë.
Gjiri ku e kishte ruajtur telefonin e saj i ishte fryrë, gjë që e çoi në marrjen e kujdesit mjekësor. Ajo që u gjet ishte një lloj i rrallë dhe inflamator i kancerit të gjirit, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo, përmes raportit të dhënë nëpër shumë media ndërkombëtare po tenton t’i vetëdijësojë gratë, të cilat shpeshherë e bëjnë të njejtin veprim, të mos ta përsëritin atë./Gazeta Shneta/