Një grua ra në gjendje kome pas traumave që pësoi shtatë vjet më parë pasi lindi vajzën e saj në vitin 2009.
Danijela Kovaçeviq nga Serbia u bë pacientja e parë që mbeti kaq gjatë në gjendje kome dhe u zgjua duke i habitur edhe mjekët, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo takoi vajzën e saj për herë të parë që prej momentit kur kishte lindur.
Vajza tani është bërë shtatë vjeçe dhe një fotografi duke e përqafuar nënën është shpërndarë në rrjetet sociale.
“Danijela është shumë më mirë se më parë. Ajo ka shtuar peshë, është e vetëdijshme, reagon, buzëqesh dhe zemërohet”, ka deklaruar bashkëshorti Djordje Kovaçeviq. /Gazeta Shneta/