Grupi i parë i infermierëve nga Kosova janë nisur për në Holandë ku do të punojnë dhe studiojnë për infermieri.
Pasi kanë kryer me sukses rekrutimin dhe kursin e gjuhës holandeze, grupi i parë i infermierëve nga Kosova janë nisur për në Holandë ku do të fillojnë një periudhë të re të jetës së tyre, shkruan Gazeta Shneta.
Infermierët nga Kosova do të punojnë dhe studiojnë në të njëjtën kohë për infermieri në njërin nga universitetet më prestigjioze në këtë vend, “Avans +”.
Punësimin dhe bursat e studimeve janë mundësuar nga agjencioni “Partisan Medical Mercenaries” në Kosovë. Ky agjencion iu mundëson infermierëve të rinj nga Kosova që të gjejnë punë dhe të marrin diplomë bachellor në Holandë e cila njihet në gjithë botën.
Më poshtë mund të gjeni më shumë detaje rreth ofertave të agjencionit. /Gazeta Shneta/