Grupi juaj i gjakut mund t’ju bëjë më të ndjeshëm ndaj dhjetëra sëmundjeve, sipas studimit të ri

2022-05-16 në ora 21:44

Shumë njerëz tërhiqen nga ideja se grupi i tyre i gjakut përcakton personalitetin e tyre, ose se disa ushqime mund të përmirësojnë gjendjen e organizmit të një njeriut bazuar në gjakun e tyre.

Ndërsa këto besime nuk janë domosdoshmërisht fakte, një studim i fundit tregon se grupet e gjakut mund t’i bëjnë njerëzit të prirur ndaj sëmundjeve të caktuara, shkruan Studyfinds.org përcjell Gazeta Shneta.

Studiuesit thonë se grupe specifike gjaku, janë me rrezik të shtuar të zhvillimit të mpiksjes, si tromboza e venave të thella (DBT) dhe kushte të tjera gjakderdhjeje, si dhe hipertensioni i shkaktuar nga shtatzënia.

Për më tepër, hulumtimi gjeti një lidhje midis grupeve të gjakut B dhe O dhe formimit të gurëve në veshka. Këto gjetje ofrojnë një pasqyrë të re mbi predispozicionin e sëmundjes sipas grupit të gjakut.

Hulumtimet paraprake tregojnë se personat me gjak të tipit A ose B kanë një rrezik më të madh për të zhvilluar sëmundje të zemrës, ndërsa individët e tipit O janë më të prirur të vuajnë nga një çrregullim i gjakderdhjes.

Mbi pesë milionë individë në Suedi u studiuan për të parë nëse grupi i tyre i gjakut ABO ose grupet e gjakut RhD-pozitive/negative ishin të lidhura me sëmundje të caktuara.

Ekipi krahasoi grupet e gjakut me më shumë se 1000 çrregullime. Të dhënat zbuluan 49 sëmundje të lidhura me lloje specifike të gjakut dhe një çrregullim të lidhur me grupin RhD.

“Ka ende shumë pak informacione të disponueshme nëse njerëzit me grupe gjaku RhD-pozitive ose RhD-negative mund të jenë në rrezik të sëmundjeve të caktuara, ose sa sëmundje të tjera mund të preken nga grupi i gjakut,” thotë autori i parë Torsten Dahlén në një deklaratë.

“Për të ndihmuar në plotësimin e këtij boshllëku, ne përdorëm një qasje të paanshme për të hetuar lidhjen midis llojeve të gjakut ABO dhe grupeve RhD dhe më shumë se 1000 sëmundjeve.”

Studimi tregon se individët me grupin e gjakut të tipit A kishin një rrezik në rritje të zhvillimit të mpiksjes si tromboza e venave të thella – DBT, dhe individët e tipit O kishin një rrezik të përgjithshëm të rritjes së zhvillimit të një gjendje gjakderdhjeje.

Për më tepër, gratë me antigjen të tipit O dhe/ose RhD (grupi pozitiv i gjakut) ishin më të ndjeshme ndaj presionit të lartë të gjakut gjatë shtatzënisë.

Individët me gjak të grupit B u zbulua se kishin një incidencë të zvogëluar të gurëve në veshka.

Sipas gjetjeve, individët me grup gjaku AB nuk ishin të lidhur me asnjë nga sëmundjet specifike të lidhura me llojet e tjera.

Ky studim është publikuar në revistën eLife. /Gazeta Shneta/