Nëse keni gurë në veshka mund të përjetoni dhimbje, veçanërisht kur jeni shtatzënë.
Ndërsa shumica e gurëve në veshka mund të kalojnë pa nevojë për ndonjë trajtim, disa prej tyre mund të shkaktojnë dhimbje të forta shkruan Parenting.FirstCry, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Disa nga shkaqet e zakonshme të gurëve në veshka gjatë shtatzënisë janë:
1)Mungesa e lëngjeve
Një arsye e zakonshme për gurët në veshka është konsumimi joadekuat i ujit. Mungesa e lëngjeve në trupin tuaj shkakton një rritje të përqendrimit të mineraleve si fosfori dhe kalciumi në urinë, gjë që çon në formimin e gurëve në veshka.
2) Acarim i zorrëve
Nëse keni ndjeshmëri gastrointestinale, mund të jeni të prirur për hiperkalciurinë ose të keni një rrezik më të lartë për gurët në veshka.
3)Konsumi i lartë i kalciumit
Gratë shtatzëna inkurajohen të konsumojnë më shumë kalcium – kjo mund të bëjë presion shtesë në veshkat dhe të shkaktojë formimin e kristalit në veshkat./GazetaShneta/