A guxohet të bëjnë dush të nxehtë gratë shtatzëna? Ekspertët kanë përgjigjen

2018-09-24 në ora 16:17

Të bësh dush me ujë të ngrohtë është një mënyrë e mirë për relaksimin e trupit gjatë shtatzanisë, megjithatë është e rekomandueshme që të tregohet kujdes me temperaturën e ujit. Uji duhet të jetë mjaftueshëm i ftohtë në mënyrë që ju ta lejoni të rrjedhë mbi lëkurën tuaj dirket, pa pasur nevojë ta hidhni pak nga pak.

Gjithashtu nuk duhet të ndikojë në ngjyrën e lëkurës suaj, përkatësisht që të mos ta skuq atë ose të bëjë që ju të djersiteni. Testoni ujin me bërrylin ose parakrahun para se të futeni për t’u larë. Kjo pjesë e trupit tuaj është më e ndjeshme ndaj temperaturës sesa këmbët ose duart. Kjo, ngase një dush i nxehtë mund të rrisë temperaturën e trupit dhe kjo të jetë e rrezikshme për fëmijën tuaj.

Studimet mbi kafshët sugjerojnë se mbinxehja, veçanërisht në muajt e parë të shtatzënisë, mund të shkaktojë defekte të lindjes në pasardhësit e tyre. Hulumtimi mbi efektet e ujit të nxehtë ndaj grave gjatë shtatzënisë është ende në vazhdim.

Megjithatë, mbinxehja, sidomos në tremujorin e parë, mund të shkaktojë defekte të lindjes që ndikojnë në zhvillimin e trurit dhe shpinën e foshnjës. Këto quhen defekte të tubit nervor.

Për këtë arsye, gjatë shtatzënisë është mirë të shmangen dushet e ngrohta./Pernenat.al/

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.