A guxojnë të lahen shtatzënat në ujë shumë të nxehtë

2017-05-10 në ora 11:13

Është në rregull që gruaja shtatzëne të bëjë dush, derisa uji nuk është shumë i ngrohtë.

Shmangeni ujin e nxehtë i cili do ta ngriste temperaturën e trupit tuaj mbi 39 gradë celsius për më shumë se 10 minuta, shkruan BabyCenter, transmeton Gazeta Shneta.

Temperatura më e lartë do të mund t’i shkaktojë probleme nënës dhe foshnjës:

Rënie e tensionit të gjakut që do t’i shkaktonte bebes vështirësi në marrjen e oksigjenit dhe ushqyesve.

Marramendje dhe dobësi

Defekte të lindjes

Këto janë arsyet pse sauna, banja me avull dhe vaskat me ujë tepër të nxehtë nuk janë të sigurta gjatë shtatzënisë.

Një dush i nxehtë është i mirë, por duhet shmangur qëndrimin e gjatë në të, sidomos në avull.

Disa nëna shqetësohen se uji në vaskë mund t’u depërtojë në mitër, por kjo nuk është e vërtetë pasi fëmija juaj është i mbrojtur brenda qeses amniotike.