Barnatorja “Koha” në Pozhoran të Vitisë është vjedhur nga hajnat në mëngjesin e sotëm rreth orës 3:00.
Oda e Farmacistëve të Kosovës iu ka bërë thirrje të gjithë kolegëve të tyre që nëse iu ofrohen barna pa faturë, atëherë të lajmërojnë Policinë e Kosovës, pasi barnat e vjedhura mund të shiten në tregun e Kosovës, transmeton Gazeta Shneta.
Njoftimi i plotë nga OFK:
Sot rreth orës 3:00 është vjedhur barnatorja Koha Dm ,Pozhoran-Viti.
Lusim te gjithë koleget që nëse dikush ofron mallë pa fatur te lajmerohet në numrat e më poshtëm ose Oden e Farmacistëve të Kosoves dhe policinë!
Ju falemnderit per bashkpunim,
Me respekt,
Mr.Ph. Adelina Neziri Maloki
Mr.Ph. Dashnim Maloki
+38345695864.
+38344324466
Oda e Farmacisteve te Kosoves shpreh keqardhje per kete rast , shpresojme qe raste te tilla te mos perseriten asnjehere.
Gjithashtu OFK fton organet kompetente te ndjekjes, te jene me vigjilente dhe efikase ne trajtimin e ketyre rasteve.