Një rast vjedhje ka ndodhur sot në parkingun e Klinikës së Pediatrisë në QKUK, ku nënës së një djali të sëmurë me leukemi i është vjedhur çanta.
Hajni ia ka vjedhur nënës Blerina Boqolli dy çanta, ku në njërën prej tyre kishte rezultatet e analizave dhe dokumentet e mjekëve në Turqi ku djali kishte kryer transplantin e palcës kurrizore, si dhe dokumentet e udhëtimit, shkruan Gazeta Shneta.
Nëna ka bërë thirrje nëse dikush i sheh këto dokumente apo ka ndonjë informacion që ta lajmërojnë pasi më datën 20 janar do të udhëtoj për kontroll në Turqi.
Postimi i saj i plotë në Facebook:
Blerina Boqolli
Sot ne mengjes isha ne QKUK pediatri, kontroll per djalin qe e kam te semure me leukemi, ne parking ne makine mu vodhen dy qanta njera e imja e krahut tjetra qante e lloptopit ne te cilen gjinden pasaportat tona dhe te gjitha analizat e dokumentet e mjekeve te Turqis ku ka ba djali transplant tpalces kurrizore, ju lutem shume per mjete monetare qe kane qene aty spo jam ngusht, vetem nese dikush i shesh rreth spitalit dokumente ne emer te Ideal Boqollit me lajmeroni, se ai qe ka mar ka mendu se ka lloptop ne qante e si duhen gje garant i hudh se skane rendesi per te si per ne, me daten 20 janar tash kemi me qu ne kontroll ne Turqi me pasaporta me krejt gjindeshin ne qanta ?
043555300 nese rasisht keni ndonje informacion ?
Blerina Boqolli