Nuk janë të pakta rastet që të sëmurët me kancer kërkojnë ndihmën tuaj në lidhje me shërimin e tyre që zakonisht nuk trajtohet në vendin tonë por jashtë shtetit.
E, së fundmi edhe një njoftim vije për Halil Halilin i cili është i prekur nga kanceri, derisa shërimi i tij është shumë i kushtueshëm dhe nevojitet ndihma e të gjithëve, shkruan Gazeta Shneta.
Në një postim të shpërndarë në rrjetin social Facebook, ipko ka bërë me dije se mund ta ndihmoni Halilin me vlerën e një euro, mjafton të dërgoni një mesazh me tekstin ‘Halili’.
Për më shumë keni postimin e plotë të telefonisë mobile: Ta ndihmojmë Halil Halilin!
Dërgo SMS në numrin 55006 me tekst “Halili” për ta ndihmuar atë. Halili është një djal i ri i lindur në 1986 dhe është i sëmurë nga kanceri. I nevojitet shërim jashtë vendit dhe shpenzimet e trajtimit janë shumë të kushtueshme për këtë arsye nevojitet ndihma e të gjithëve.
Shpërndani këtë postim që sa më shumë persona t’a shohin thirrjen për të ndihmuar rastin.
Vlera e një SMS-i është 1Eur. Të gjitha të hollat e mbledhura destinohen për të ndihmuar Halilin!/Gazeta Shneta/