Nektarina pasi ngjason me pjeshkën, shpeshherë quhet edhe pjeshkë me lëvore të butë. Posedon pak kalori, e shumë nutriente. Janë përplot me vitamina A, C, E, K, B1, B2, B3, B6, B9. Janë burim për kalcium, kalium, magnez dhe fosfor.
Mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut
Nektarina ndihmon edhe te shëndeti i sistemit kardiovaskular. Antioksiduesit parandalojnë oksidimin e kolesterolit dhe ulin rrezikun për krijimin e pllakave dhe enëve të gjakut. Kështu parandalohet forcimi iarterieve dhe përmirësohet qarkullimi i gjakut.
Forcojnë imunitetin
Sasia e madhe e antioksiduesve në nektarin e forcon imunitetin dhe shton aftësinë mbrojtëse të organizmit. Falë sistemit të fortë imun trupi më lehtë përballon infeksionet dhe më shpejt shërohet nga sëmundjet e ndryshme.
Ruajnë shëndetin e syve
Luteina, i pranishëm në nektarina, luan rol kryesor në kujdesin e shëndetit të syve. Hulumtimet shkencore kanë treguar se konsumimi i luteinës te fëmijët ndikon në formimin e sistemit normal të shikimit. Po ashtu, sipas ekspertëve, ky karotenoid ul rrezikun për degjenerim makular.