Është hapur aplikimi për pjesëmarrje në Kongresin e parë Kombëtar të Profesionistëve Shëndetësorë, ka njoftuar Shoqata e Mamive të Kosovës.
Kongresi kombëtar, projekti më i ri i Shoqatës së Mamive të Kosovës ‘SHMAKS’ në partneritet me Shoqatën e Infermierëve të Urologjisë, Shoqatën e Infermierëve të Neurologjisë, Shoqatën e Laborantëve, Shoqatën e Infermierëve të Psikiatrisë dhe Shoqatat e Infermierëve- Mamive të Shqipërisë dhe Maqedonisë organizon Kongresin e 1rë Kombëtar.
Bazuar në misionin dhe statutin tonë, ka për qëllim:
> Të shërbejë si mundësi përmes së cilës, profesionistët shëndetësorë do të promovojnë punën e tyre edukative, profesionale dhe hulumtuese shkencore.
> Të organizojë aktivitete në fushën e edukimit të vazhdueshëm përmes simpoziumeve, konferencave dhe punëtorive profesionale.
“Kongresi i 1rë Kombëtar i Shoqatave të Profesionistëve Shëndetësorë”, përpos ligjeratave plenare të përzgjedhura, do të ofrojl edhe punëtori profesionale (teorike dhe praktike).
Kush mund të marrë pjesë?
Të gjithë ata/ato që licencohen dhe ri-licencohen në Odën e infermierve, mamive dhe gjithë profesionistëve tjerë shëndetësor “OIK”.
Vendi: Në ndërtesën Capital Gate, km2 Fushë Kosovë- Prishtinë.
Regjistrimi: Nga data: 29 nëntor deri me 05 dhjetor 2019 . Nga ora 09:00 -16:00. Në zyre të SHMAKS-it. Adresa: Klinika Obstetrike Gjinekologjike, kati III-të, Prishtinë.
Çmimi: 10€