Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Hapet debati edhe në Kosovë, a duhet të kenë pushim gratë dhe vajzat gjatë ciklit menstrual?

Lajme 16/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në shkurt të këtij viti ligjvënësit spanjollë votuan ligjin që u jep leje mjekësore me pagesë vajzave dhe grave që vuajnë nga dhimbje të forta të menstruacioneve, duke u bërë vendi i parë evropian që avancon një legjislacion të tillë.

Gjatë kësaj jave një nismë e tillë u fillua edhe në Shqipëri.

Deputeti Erion Braçe kërkoni që “vajzave dhe grave në Shqipëri t’u njihet e drejta për të marrë raport gjatë ciklit menstrual, raport që duhet të paguhet nga buxheti i shtetit“.

Ai propozoi gjithashtu që paketa higjieno-sanitare për ditët e ciklit të përjashtohet nga tatimi mbi vlerën e shtuar.

Mirëpo për nismë të tillë gjinekologët e shohin shumë të domosdoshme edhe në Kosovë.

Gjinekologu Berat Krasniqi, thotë se si mjek shpesh detyrohet të rekomandoj pushim mjekësor, për gratë dhe vajzat që janë në ciklin menstrual.

“Një pjesë e madhe e femrave gjatë ciklit menstrual përjetojnë dhimbje të theksuara sidomos në organet gjenitale. Ne shpeshherë detyrohemi t’iu shkruajmë pushim mjekësorë. Këto dhimbje manifestohen për shkak të kontraksioneve që jep mitra”, ka deklaruar gjinekologu në RTV Dukagjini.

Ai thotë se një pushim për gratë dhe vajzat që janë në cikël menstrual do të ishte shumë i nevojshëm që të rregullohet me ligj që mjekët të mos kenë nevojë të shënojnë vazhdimisht pushime të tilla.

“Një iniciativë për një çështje të tillë është mjaft e qëlluar dhe kjo çështje duhet të rregullohet edhe ligjërisht. Studimet tregojnë se deri në 20% e femrave që janë në cikël menstrual kanë më pak produktivitet në punë dhe kjo humbje e produktivitetet shtohet edhe më shumë kur janë nën presionin e menaxhmentit për të realizuar një punë të caktuar, kur në realitet ato nuk mund të realizojnë atë punë për shkak të gjendjes së tyre”.

Gjinekologu thotë se një cikël menstrual zakonisht zgjat nga 3-7 ditë dhe pushimi do të ishte I rregulluar në këto periudha mujore./Telegrafi/

Artikulli paraprakI jepet lamtumira infermieres Fitore Zenelaj
Artikulli i rradhës Influencuesja braziliane humb jetën pas ndërhyrjes estetike

Ju sugjerojmë

“Naimi na preu në besë”, flet babai i Liridonës, tregon si dyshoi në dhëndrrin e tij

02/12/2023 Lajme

Pacientit i hiqet copëza metalike nga syri në Spitalin Italian të Syrit

02/12/2023 Lajme

MSh anulon tenderin për furnizim me barna për pacientët me sëmundjet e rralla

02/12/2023 Lajme

Vrasësi i Liridona Murselit deklaron në Polici se Naim Murseli e pagoi me 30 mijë euro për vrasjen e gruas

01/12/2023 Lajme

Arrestohet Naim Murseli, dyshohet për përfshirje në rastin e vrasjes së gruas së tij

01/12/2023 Lajme

Policia arreston dy persona në Gjakovë të dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit

01/12/2023 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.