Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka hapur konkursin për drejtorë të 12-të klinikave të QKUK-së.
Konkursi për drejtor është i hapur për këto klinika deri më datën 31 maj: Drejtor i Shërbimit klinik të Kardiokirurgjisë me kardiologji Invazive; Drejtor i Klinikes së Kirurgjisë Maksillo-faciale; Drejtor i Klinikes së Kirurgjisë Torakale; Drejtor i Klinikes së Neonatologjisë; Drejtor i Klinikes së Otorinolaringologjisë; Drejtor i Klinikës së Sëmundjeve Ngjitëse, Drejtor i Klinikes së Neurologjisë; Drejtor i Klinikës së Psikiatrisë; Drejtor i Klinikës së Pulmologjisë; Drejtor i Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim dhe Mjekësi Sportive; Drejtor i Klinikës së Biokimisë Mjekësore; Drejtor i Institutit të Psikiatrisë Forenzike.
Konkursin mund ta shkarkoni duke klikuar këtu: Konkursi per klinika
Shkollimi i kërkuar për këto pozita përfshinë thirrje akademike ose shkencore të lëmisë së caktuar. Në mungesë të kandidatëve me thirrje akademike, drejtor mund të zgjidhet njëri nga kandidatët specialistë. Ndërsa përparësi do të kenë kandidatët me kualifikime të veçanta në lëmin e menaxhmentit shëndetësor.
Ditë më parë është shpallur konkursi edhe për pesë klinika të tjera: Kirurgji Vaskulare, Kirurgji Plastike, Endokrinologji, Gastroenterologji, Nefrologji dhe Pediatri. /Gazeta Shneta/