Qendra e Mjekësisë familjare e cila do të funksionojë në Qendrën e Studentëve për studentët e Universitetit të Prishtinës, është hapur sot, përcjell Gazeta Shneta.
Pas shumë kërkesave të studentëve, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit e rifunksionalizuan këtë qendër në të cilën tash e tutje do të ofrohen shërbime për studentët që banojnë në konvikte.
Faqja zyrtare e QS-së në facebook ka njoftuar se përurimi i kësaj qendre është bërë sot në ora 10:00.
Me rastin e hapjes së kësaj qendre kanë marrë pjesë zyrtarë komunalë të Prishtinës, përfaqësues nga MASHT-i dhe zyrtarë nga stafi i Qendrës së Studentëve.
Mjekësia familjare në Qendrën e Studentëve ka qenë e aktivizuar më parë, por që kishte ndërprerë punën qe disa kohë. /Gazeta Shneta/