Kryeministri Ramush Haradinaj, në një paraqitje Rubikon të KTV-së, ka marr shëndetësinë si shembull të korrupsionit në Kosovë.
Haradinaj ka deklaruar se pacientët që kanë para dhe të njofshëm, mund të hyjnë pa rend në spitalet publike.
“Duhet me bo rregull në Kosovë. Ki pare, ki njohje politike – shkon në spital hyn pa rend. Pacienti që është urgjent, që është duke vdekur – pa pare dhe pa të njofshëm bon vakia vdes qaty”, ka deklaruar Haradinaj.
Prej se e ka marr postin e kryeministrit, Haradinaj ka vizituar dy herë QKUK-në.
Herën e dytë shkoi për të marr detaje për vdekjen e dyshimtë të pacientëve.
Në deklarimet për media, ai i ka quajtur mjekët heronj për punën e tyre. /Gazeta Shneta/