Sipas hulumtimeve të reja, kjo periudhë e vogël e stërvitjes do të bëjë shumë më tepër për nivelet e energjisë sesa në qoftë se do të merrnit ashensorin derisa ju do të pinit ndonjë pije të gazuar apo kapuçino.
Ne gjetëm, si në kushtet e kafeinës ashtu edhe në ato të placebo’-s e njohur si tabletë ose preparat tjetër mjekësor, që nuk ka asnjë substancë ndikuesese, nuk kishte shumë ndryshim në atë se si ndjeheshin”, tha Patrick J. O’Connor, profesor në departamentin e kineziologjisë në Universitetin e Gjeorgjisë, i cili bashkëautoroi në studim.
“Por me stërvitjen, ata ndiheshin më energjik dhe më të vrullshëm.”
“Ishte një ndjenjë e përkohshme, e ndjerë menjëherë pas stërvitjes, por me 50 miligramë kafeinë, nuk arritëm aq efekt të madh”.
Studimi kishte për qëllim të simulojë pengesat që hasin në një mjedis tipik të zyrës, ku punëtorët kalojnë orë të ulur apo shikojnë ekranet kompjuterike dhe nuk kanë kohë për një periudhë më të gjatë ushtrimi gjatë ditës./Gazeta Shneta/