Ismet Hebibi po pretendon se nuk po e pranojnë në punë si oftalmolog për shkak të diturisë shkencore, e që të tjerët sipas tij nuk e kanë.
Hebibi i është drejtuar sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë Ardian Mehmetaj, duke ia bërë të ditur se paraardhësit e tij nuk e kanë pranuar në punë pasi njohurit e tij mjekësore janë më të larta sesa të atyre, shkruan Gazeta Shneta.
“Kam konkurruar në disa konkurse dhe nuk më kanë ftuar Ilir Tolaj dhe pas tij Gani Shabani. Problemi i këtyre është se kam dituri mbi këta dhe notën më të lartë në Kosovë nga ky specializim”, thotë Hebibi.
Ai shton se është shkencëtar i mjekësisë dhe është në gjendje t’i shërojë të gjitha sëmundjet që spitalet nuk mund ta bëjnë.
“Parapolitika dhe politikanët po duan të më largojnë nga populli, që të mos shërbej me këto dituri të arta shkencore”, shkruan ai.
Ja reagimi i plotë i Ismet Hebibit:
SEKRETAR EKZEKUTIV I M. SH. PRISHTINE ARDIAN MEHMETAJ
Kam konkuruar ne disa konkurse- nuk me ka ftuar ILIR TOLAJ DHE PAS TIJ AS GANI SHABANI.Tani kam konkuruar ne konkurs te 21.03- 04.04 2017 ne dy vende pune si oftalmolog: ne Gjakove dhe Gjilan.
Problemi i ketyre eshte se kam dituri mbi keta dhe noten me te larte ne Kosove nga ky specializim. Por jam mjeku Shkencetar Mjekesie qe sheroi gati gjitha semundjet qe spitalet si sherojne. Kjo eshte deshtimi i tyre- sepse kam liber shkencore dhe dituri shkencore mjekesore qe i sfidon dhe ben kurrkrushi.
( PER KETE ARSYE DUAN TE ME LARGOJNE PAPAPOLITIKA DHE POLITIKANET NGA POPULLI DHE SPITALET E QKMF:QE TE MOS I SHERBEJ POPULLIT TIM ME KETE DITURI TE ARTE SHEKNCORE. SEPSE KJO MI NGRITE VLERAT E MIA DHE I ULE TE KETYRE.UNE NUK JAM I KORRUPTUAR SI KETA DHE NUK UA MARR ASNJE CENT PER SHERIME SPITALORE PACIENTEVE- DHE KJO I SFIDON DHE E TREGON FYTYREN E VERTETE PARA POPULLIT TE GJITHE TE KORRUPTUREVET).