Shërbimi i hemato-onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, është bërë pjesë e programit të binjakëzimit me spitalin e Pediatrisë në Arkansas të SHBA-së.
Kështu është njoftuar nga Fondacioni për Hemofili në Kosovë. Përfaqësuesja e këtij fondacioni Elmedina Kukaj-Nushi dhe drejtoresha e Pediatrisë Violeta Grajqevci, kanë marr pjesë në Kongresin Botëror të Federatës Botërore të Hemofilisë në Kanada, transmeton Gazeta Shneta.
Lexoni më poshtë njoftimin e plotë:
Kryetarja e Fondacionit për Hemofili në Kosovë Elmedina Kukaj-Nushi dhe Drejtoresha e Pediatrisë Ass dr Violeta Grajçevci -Uka dr sci. ishin të ftuara si përfaqesuese të Kosovës në Kongresin Botërorë të Federatës Botërore të Hemofilisë,në Kanada,Montreal.
Fondacioni I Hemofilisë në Kosovë është antarë I Federatës Botërore të Hemofilisë tash e 2 vite ku si rrjedhojë I këtij bashkëpunimi Kosova, përkatësisht Klinika e Hematologjisë dhe e Pediatrisë janë pjesë të programit të Federatës “Treatment for all” apo “Trajtim për të gjithë” që përfitimi kryesore i këtij programi QKUK’ja pranon donacione me tretmane ,pra pacinetët të prekur me Hemofili në Kosovë pranojnë barna të cilësisë të lartë për trajtimin në formë të donacionit për nevojat e tyre.
Nga ky bashkëpunimi I mirëfillët me Federatën Botërore për Hemofili poashtu QKUK-ja, përkatësisht Klinika e Hemato-Onkologjisë-Pediatria është pjesë e programit “Tëinning Program” apo “Programi I Binjakëzimit” me spitalin e Pediatrisë në Arkansas,SHBA nën menagjimin e Ass dr Violeta Grajçevci -Uka dr sci. që është në cilësinë e kordinatorës për QKUK’në dhe Elmedina Kukaj-Nushi për Fondacionin.
Gjatë pjesmarrjës së përfaqsueseve të Kosovës është lidhur një bashkëpunimi shumë I rëndësishëm me partnerët nga Arkansas,SHBA ,ku si pika kryesore janë marrë parasysh problemet që ballafaqohen pacientët të prekur me Hemofili në Kosovë dhe në kuadër të këtij programi janë renditur pikat kryesore si:
-Edukimi dhe njohja e familjeve me çrregullimin e Hemofilisë,
-Publikimi dhe përkthimi I materialeve edukusuese .
-Trajnimi I labaratorëve për diagnostifikimin e pacientëve me Hemofili A,B dhe Inihibitor,poashtu dhe me Von Ëillebrend Disease .
-Trajnimi I fizioterapetuëve për trajtim të pacientëve me Hemofili .
-Trajnimi I pacientëve dhe familjarëve të tyre për vetë-injektim në shtëpi .
-Krijimi I Data Bazës të pacientëve,etj.
Ne e falemnderojmë Federatën Botërore të Hemofilisë për ofrimin e mundësive të ndryshme qe rezultojnë pozitivisht për menagjimin e Hemofilisë në Kosovë,poashtu dhe për angazhimin dhe përkushtimin e Ass dr Violeta Grajçevci -Uka dr sci.