Shefja e repartit të Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, Dr. Violoeta Grajqevci-Uka, iu ka bërë thirrje prindërve që të mos shkojnë në klinikë nëse nuk kanë cikël të kemioterapisë.
Mjekja e ka bërë këtë thirrje me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve të sëmurë nga kanceri, nga koronavirusi Covid-19, shkruan Gazeta Shneta.
Njoftimi i plotë i mjekes:
Përshëndetje të nderuar prindër, kolege dhe kolegë.
Situata lidhur me përhapjen e koronavirusit është e mundshme edhe në Kosovë.
Në emër të Repartit të Hemato-Onkologjisë pediatrike, ju bëjë thirrje pacientëve tanë që janë me sëmundje të gjakut e sidomos ata me sëmundjen e kancerit të lajmërohen vetëm rastet që e kanë ciklin e planifikuar të kemioterapisë.
Ata të cilët vijnë në mënyrë ambulantore për çdo problem mund të kontaktojmë përmes telefonit.
Vetem rastet që përkeqësohen dhe që janë për hospitalizim duhet të lajmërohen.
Të mundohemi ti ruajmë këta pacient që janë më të ndjeshëm të sëmuren nga koronavirusi.
Shërim të shpejtë të gjithë fëmijëve sidomos këtyre me këtë sëmundje të rëndë.
Uroj që kjo sëmundje të mos përhapet në Kosovë!