Hemoroide janë të njohura si sëmundje goxha e dhimbëshme, për arsyen se janë të stacionuara në një zonë shumë të ndishme të trupit, e cila shkakton edhe turp dhe dhimbje. Derisa nuk i kushtojnë rëndësi të veçantë mënyrës të të jetuarit, dhe mënyrës së ushqyerjes, numri i pacientëve me problemin e hemoroideve çdo javë po rritet.
Si formohen hemoroidet?
Hemoroidet formohen për shkak të inflamacionit dhe enjtjes së kapilarëve dhe venave të gjakut të vendosura në anus dhe në pjesën e poshtme të rektumit. Muret e jashtme të venave bëhen më të holla për shkak të enjtjes dhe ndjeshmërisë së madhe.
Hemoroidet mund të shkaktojnë edhe gjakderdhje rektale, gjë që ndodh kur venat çahen nga fryerja. Megjithëse kjo dukuri mund të shkaktoj dhimbje të madhe dhe parehati, nuk është asgjë serioze sa i përket problemve shëndetësore. Por, në qoftë se vëreni ndonjërën nga këto simptome, konsultohuni me doktorin tuaj.
Shkaktarët e hemoroideve:
Shumë nga faktorët e jetës dhe mënyrës të cilën vendosim ta jetojmë, shkaktojnë hemoroidet. Disa prej tyre janë këto:
Ushqimet e djegësa
Obeziteti
Dieta pa fibra ushqyese
Penetrimi anal
Kapsllëku
Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë
Shtatëzania
Diarea kronike.
Si t’i trajtoni hemoroidet në mënyrë natyrale?
Konsumoni ushqime të mbushura me fibra të nevojshme për trupin. Përfshirë këtu frutat, perimet e gjelbërta, drithërat, etj. Fibrat e lehtësojnë tretjen e ushqimit, gjë që nënkupton se nuk keni nevojë për sforcim gjatë kryerjes së nevojave fiziologjike.
Pastrimi me ujë të ftohtë relakson zonën e enjtur dhe lehtëson dhimbjen. Mbajeni këtë pjesë për 10-15 minuta në kadë të mbushur me ujë të pastër.
Shmangeni fasoletat e toaletit, për arsye se do ta irritoni edhe më shumë këtë zonë. Mund të përdorni fasoleta të lagura pa alkool, dhe pa aromatizues artificial. /Gazeta Shneta/