Hemorroidet janë venat e fryera brenda rektumit apo lëkurën që rrethon anusin tuaj. Ato zakonisht shkaktohen nga rritja e presionit në rektumin tuaj të poshtëm.
Zakonisht, gjatë periudhës së shtatzënisë, fetusi juaj ushtron presion në këtë zonë shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU
Si rezultat i kësaj, hemorroidet janë të pranishme gjatë dhe pas shtatzënisë, e veçanërisht pas lindjes vaginale.
Hemorroidet shfaqen përmes disa simptomave, të cilat përfshijnë:
-kruajtje;
-dhimbje;
-parehati;
-ënjtje;
Menaxhimi i hemorroideve
Hemorroidet kanë nevojë për kohë që ato të largohen vetë. Në varësi të madhësisë, vendndodhjes dhe ashpërsisë së tyre, kjo mund të zgjasë nga disa ditë në disa javë.
Kohë pas kohë, hemorroidet mund të formojnë mpiksje të gjakut, e të cilat janë të njohura si hemorroidet të trombozuara.
Përveç kësaj, hemorroidet mund të bëhen edhe kronike nëse zgjasin disa muaj apo më shumë.
Që të gjitha rastet, kronike dhe të trombozuara, kërkojnë trajtime shëndetësore.
Ekzistojnë disa mënyra që mund t’i trajtoni hemorroidet, e ato janë:
-Konsumoni shumë ujë: Të qëndroni të hidratuar ju ndihmon në parandalimin e kapsllëkut.
-Mbani zonën anale të pastër: Mbajtja e zonës suaj anale të pastërt ndihmon në parandalimin e acarimit shtesë që mund të pengojë procesin e shërimit. Zgjidhni peceta pa aromë për të shmangur cdo acarim.
-Konsumoni ushqime të pasura me fibra: Fibrat ndihmojnë në trajtimin dhe parandalimin e kapsllëkut. Ushqimet me fibra të lara përfshijnë fruta, perime dhe drithëra.
-Përdorni peceta të lagura: Pecetat e lagura janë më të buta se letra e thatë e tualetit. Zgjidhni peceta pa aromë për të shmangur cdo acarim.
Në rast se, rreth zonës së anusit vëreni një gungë të fortë, rekomandohet të konsultoheni me mjekun tuaj pasi mund të keni të bëni me hemorroide të trombozuara./Gazeta Shneta/