Hulumtimi i botuar në revistën Circulation ka zbuluar që gratë me presion të lartë të gjakut gjatë shtatzanisë, kanë një rrezik më të madh të zhvillimit të çrregullimeve kardiovaskulare më vonë në jetë, përfshirë infarktin.
Presioni i lartë i gjakut gjatë shtatzanisë ndikon deri në 10% të shtatzanive që shpesh shkaktojnë komplikime tek gratë dhe kërkojnë lindje të hershme të fëmijës së tyre, transmeton Gazeta Shneta.
Gratë që kishin një ose më shumë shtatzani të prekura nga presioni i lartë i gjakut në shtatzani kishim më shumë të ngjarë të kishin një goditje në tru, sulm në zemer ose probleme të ngjashme shëndetësore.
Gratë me presion të lartë të gjakut gjatë shtatzanisë kishin dyfish numrin e vdekjeve në këtë periudhë nga sëmundjet kardiovaskulare, krahasuar me gratë që nuk kanë pasur presion të lartë të gjakut gjatë shtatzanisë./GazetaShneta/