Kriza e koronavirusit po krijon panik tek gratë shtatzëna.Kështu bënë të ditur nënat që lindën në kohë pandemie.
Historia e nënave po triumfon në shumë rrjete sociale tregon BBC, transmeton GazetaShneta.Emma dhe Nikki, treguan përjetimet e tyre në muajt e fundit të shtatzënisë dhe të lindjes në kohë pandemie.
“Imazhi pushtoi zemrat në mediat sociale 10 ditë më parë. Faolán, lindi në Drogheda në Irlandë të shtunën më 14 Mars.Ishte e vështirë të kishte një familje kaq të ngushtë dhe akoma të ndarë , kur ata donin më shumë se gjithçka për të mbajtur Faolin, thotë nëna e tij, Emma Dillon Gallagher.
Ashtu si prindërit e të porsalindurve në MB, Emma dhe burri i saj Mìcheál u izoluan për 14 ditë, ndërsa vizituan anëtarët e familjes duke mbajtur distancë.“
Disa gra shtatzëna kanë pasur mundësi që të lindin në mënyrë natyrale. Për të tjerat është një rast i mos të qenit në gjendje ta lindnin fëmijën në qendrën e lindjes të udhëhequr nga mamitë.
“Nikki Dennett-Thorpe lindi fëmijën Stanley disa ditë pas Emma’s. Ajo kishte nevojë për një lindje cezariane, kështu që kur ajo zhvilloi një kollë të vazhdueshme, spitali i saj në Eastbourne befas u desh të bënte intervenime speciale
Nikki shqetësohej që shikimi i parë i botës së djalit të saj do ta shqetësonte. “Mendova, kur Stanley të dalë ai do të përballet me mamanë dhe babin me maska kirurgjikale,” thotë ajo.
Është e vështirë ta përballojmë një distancim nga personat më të dashur e sidomos në kohë të bukura si këto!/GazetaShneta/