Duke parë se redaksia jonë pranon shumë kërkesa për pyetje lidhur me shqetësimet e grave shtatzëna si dhe për probleme tjera shëndetësore, lexuesja jonë Ada ka ndarë historinë e saj të abortit me ne dhe lexuesit tanë, duke shpresuar se historia e saj do të jetë mësim edhe për gratë e tjera që mendojnë ose kanë vuajtur abortin.
”Kam shkruar edhe here te tjera por ksaj here do kisha nderin te ndaja me ju nje histori dhimbje aborti pas 3 vjetesh tentativë per shtatzani edhe 1 operacioni dhe shume kurash te tjera. Shpesh na ndodh qe momentet e lumtura qe perjetojme ti komentojme te nesermen gjithe diten duke treguar me emocion te veçantë, por momentet e veshtira si ky qe do te tregoj sot, esht e pamundur ti shprehesh, aq me teper ti shkruash, ku miliona mendime te rendojne psikologjine!
Por..sot me esht ndezur nje drite frymezimi, duke marr shkase nga perjetimet e mia lidhur me abortin..Per te qene e sinqerte kjo eshte dicka qe nese nuk te ka ndodhur ty, i ka ndodhur motres tende, kusherires, shoqes apo shoqes te shoqes …Zakonisht kjo eshte nje teme tipike qe mund te degjosh rishtazi nga nje kafene, nga nje bisede telefoni, po po eshte nga ato qe kalohet thjesht me nje shprehje : ” eh e shkreta! Gjynah…
Nuk do te fajesoj njeri sepse edhe une pa e provuar e kam kaluar po njesoj, ose duke mos u interesuar kurre per te lexuar per kte ceshtje deri ne momentin qe e provova vete. Sa fjale bosh per dike qe e perjeton kte dhimbje, edhe e degjon per veten, kur dikur e ke then ti per dike! Sa gabim, e naiv fakti edhe ironia fatit…Kete shkrim do ta cilesoja si nje copez novele te trishte qe nuk ka as fillim e as fund.
Aborti im ishte spontan edhe i papritur pasi fesfusi ishte nderprere qe ne javen e 5 te shtatzanise. Nuk do me munde dhimbja per kto rrjeshta perkushtuar krijeses me te mrekullueshme qe fal zoti, nuk do me trembe frika se dikush mendon se un isha fajtore, pasi jam shum e informuar, eh..nese do te fajesoja veten do tja u rrjeshtoj si material.
Ndoshta ngaqe kohet e fundit kisha shume lodhje fizike apo shpirterore duke krijuar situata ankthi e frike, ndoshta nga kafja e tepert, ndoshta nga pijet energjike qe i pija , ndoshta edhe cigaret qe per kedo jane shkaktari kryesor edhe shumica mund ta komentojnë: doje edhe duhan edhe fëmij!.(ne tentativ 3 vjet nuk e dija qe isha shtatzan, e pija 4 deri ne 5 cigare ne dit deri n moment qe e mora vesh lajmin e nderpreva), ose ndoshta nga ndonje peshe me teper qe kam mbajt, ose ndoshta se gezimin tim nuk e mbajta per vete por e ndava me te tjeret, ose u gezova me shume sec duhej.
Ndoshta me vinte cuditshem nga koha e tepert qe e kerkoja nje femije ndoshta me kishte hequr ate deshiren per tu kujdesur per veten me shume, e pabesueshme e gezueshme ne cmenduri me pak fjale. Sic e shikoni kam plot arsye per te fajesuar veten por nuk dua ta bej, pasi nga infromacionet qe kam marre, 70% e aborteve ne 3mujorin e pare ndodhin per shkaqe te paditura por edhe nga gabim kromozonesh!
Nese nuk do te kisha lexuar pa fund kohet e fundit do te cmendesha edhe une e do te beja fajtore veten sikur shumica e grave! Kete shkrim do kisha deshire ta lexonin shume njerez, nga ata te cilet me kan thene disa shprehje: ” ajo qe iku, iku..do besh tjeter edhe do e harrosh..” apo ” ua si te ndodhi ty?” Apo filania ka abortu 3 e ti ishe pak javesh”.
Këto te shtyne me teper te vazhdosh tregimin….Data 15 dhjetor dita me e lumtur e jetes time, me kuptimplote, me e shumpritur, nje lumturi qe i kalonte gjitha skajet, nuk ngjante me ato lumturit e gezimet kur nje i afermi jot gezohet me femije, ose lumturi qe ti ke kur perkedhel nje femije qe e do shume, nuk ishte…e as nuk u krahasohej me asnje lumturi ngado te kerkoje ane e mbane botes.
Fatkeqsisht ishte nga ato lumturi qe pavarsisht deshires se madhe, mbaroj pa filluar akoma me mire, nuk di a kishte me teper lumturi se kjo pasi qe nuk arrita ta provoj…. pas nje gjakderdhje u paraqita ne urgjence e aty nga ku analiza e gjakut doli pozitive por kishin qene hormonet e asaj zemre te vogel qe kishte ndalur akoma pa filluar te rrihte, ishte shuar nje shpirt brenda shpirtit tim.
Gjakderdhja vazhdoi per 3 dite rresht, aty ku un kuptova nje realitet qe ndoshta nga frika per ta pranuar fillova te ushqeja veten me shprese… e ndjeja qe trupit tim i mungonte dicka. Nga leximet e teperta te internetit ushqeja veten me shprese e shprese pa fund se ndoshta edhe un isha nga ato raste qe mund te ishte normale gjakderdhja, nje frike brenda meje me ndali per te shkuar serisht ne spital.
E ndala veten, por duke qene e forte si tip, mundohesha te beja te forte familjen time edhe burrin duke dhen te gjitha forcat shpirterore per te mos nxjerr asnje lot, edhe sikur te ishte e vertet ajo qe ne fakt me kishte ndodhur…Nuk e zgjata me teper se 1 jave edhe i dhash force vetes per te shkuar edhe njeher ne vizite, aty ishte momenti me i tmerrshem i jetes time, ajo fortesia qe me karakterizonte ra direkt, kisha ndjenj ankthi, merzie, frike stresi, gjithcka. Ne fakt kisha gjith te drejten e botes per te qene me dhimbje!
Aq shume saqe kuptova qe nuk isha ajo femra me tip te forte, qava aq shum edhe isha e pafuqishme perpara nje mrekullie qe u shua, nuk doja te flisja me asnje, nuk do ti harroj, jane momente qe do me shoqerojne sapo te shoh nje grua shtatzane do te ferkoj barkun tim sikur ditet e para por barkun bosh, e kjo do te me dhembe.
Por jeta vazhdon, edhe pse me dhimbje do mundohem ta kaloj duke u mbeshtetur ne fuqine edhe mrekullite e zotit… kjo ishte nje mrekulli por qe fatkeqsisht nuk erdhi dot ne jete! Ky shkrim esht bere per shum arsye, shpirterisht kam dashur te shpreh ndjenjat e nje aborti, ndoshta prej emocionit nuk kam mundur dot te shpreh gjithcka por dicka po…. edhe sikur te dua, nuk mundem dot me shum sepse nuk dua te hap plage te atyre grave te cilat e kan perjetuar.
Ky shkrim shkon edhe per ato gra te cilat i lexojme rendomt neper portale: “jam shtatzan, i kam 2 fmij e kte nuk e mbaj dot” ” jam shtatzan por nuk pranon i dashuri ket shtatzani”, ”jam shtatzan por nuk e dua cik”, ” jam shtatzan por nuk kam mundsi ta rrit” pa dashur te kritikoj askend sepse gjithsecili i din vet ato mundsit e veta por, “jam shtatzan por”.
Po e hedh ne kosh plerash nje mrekulli, po e refuzon nje dhuratë, qe ndoshta edhe asaj pamundsis tende mund ti hapi nje rruge e nje tjeter e nje tjeter….pa dashur te fyej askend ” jam shtatzan por (qejfin po ta do, e fmijen spo e do, mund te marresh masa nese nuk permbaheni dot) te behet historia ime nje mesim, te behet historia e cdo nene e cila e ka nje dhimbje te tille, mesim.” / Gazeta Shneta