Kur Amelia Kahn ishte një vjeç, ajo u diagnostifikua me autizëm. Kur i mbushi gjashtë, ajo u verbërua pjesërisht.
Prindërit e saj, Dave dhe Karen nga Arizona, nuk mendonin se Amelia do të vijë në kushte edhe më të rënda mjekësore, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Por para dy javësh, mjekët u than atyre se vajza është prekur nga një sëmundje e çrregullimit të sistemit nervor ‘Batten’.
Kjo sëmundje mund ta lë Amelian të palëvizshme, t’ia bllokojë të folurit dhe mund ta vrasë pa mbushur vitet e adoleshencës.
Për më keq, mjekët tash po dyshojnë se edhe motra e saj binjake, Makenzie, është e prekur nga e njëjta sëmundje.
Prindërit po frikësohen se do t’i humbin të dy vajzat dhe shpresa e fundit është një ndërhyrje për të ngadalësuar përparimin e çrregullimit, nëse mund të mblidhen paratë. /Gazeta Shneta/