Historia e djaloshit që donte t’i jepte fund jetës, nga ngacmimet në shkollë

2017-03-16 në ora 19:09

Devan Witter, 16 vjeçar.

Shkolla ishte tmerr për mua, kështu e nis historinë e tij Devani, i cili keqtrajtohej pandërprerë në shkollën fillore e deri në fund të shkollës së mesme nga shokët e shoqet e tij, transmeton Gazeta Shneta.

Image result for Devan Witter

Shumica e kohës ishte abuzim verbal, por e mbaj mend mirë njëherë kur isha në shkollën fillore dhe shokët më përplasën me kokë në dysheme, madje talleshin me mua të gjithë.

Në klasën e 4 u zhvendosa në një tjetër shkollë, por për fat të keq trajtohesha njësoj edhe atje.

Më quanin “i shpifur”, bënin shaka me peshën time dhe mënyra se si vishesha, gjë që për mua dukej krejt normale, por ata i pengonte çdo gjë e imja.

Nuk mund ta tejkaloja, nuk mund të gjeja ndihmë

Për fatin tim të keq, edhe kur fillova shkollën e mesme më ndoqën problemet e njëjta. Shoqëria ime bënin shaka me puçrrat në fytyrën time, edhe pse prindërit mundoheshin të ma zbutnin duke më thënë që jam në pubertet, mendoja që isha i vetmi që ngacmohesha kështu vazhdimisht.

Një ditë në shkollë, kjo gjë mu bë e tepërt, doja t’i jepja fund jetës sime, por fatmirësisht vendosa të shkojë dhe ta raportoj këtë problem në polici.  Fillimisht më thanë mua dhe prindërve që ta ndërprejë shkollën dhe të kalojë pak kohë në shtëpi, por më pas u vendos që gjëja më e mirë për mua ishte të rrija në shkollë dhe të trajtohesha nga mësuesit e mi fillimisht, sepse sipas tyre “bully”, ndodh vetëm nëpër shkolla, e kjo gjë duhet të zhdukej.

Më gjetën një mentor që ishte ekspert i çështjeve “bully”, pra ngacmimeve ndaj nxënësve. Me të vërtetë ai më ndihmoi shumë, madje unë fillova të ushtroj edhe karate.

Shpeshherë mësuesit e dinë që gjithmonë ekzistojnë disa nxënës nëpër çdo klasë, të cilët keqtrajtohen, mbase edhe shumicën prej nesh na kanë parë. Por ata kurrë nuk e dinë çfarë ndodh me ne kur ata të dalin nga klasa, ose çfarë ndodh me mua kur të shkoj në shtëpi.

Shpesh herë është çështje jetë ose vdekje, kam pasur raste të shumta që doja t’i jepja fund jetës sime.

Vendosa që këto gjëra t’ua rrëfeja mësuesve të mi.

Kështu ata krijuan Këshillin e Mësuesve, dhe pothuajse çdo ditë mblidheshim disa nxënës dhe rrëfeheshim.

Kjo gjë na ndihmoi shumë, këshillat e tyre ma shpëtuan jetën atëherë kur më së shumti kisha nevojë.

Pas një kohe shumë të shkurtër, hapa edhe një ueb në rrjetet sociale, ndryshe të them një fushatë kundër këtyre ngacmimeve, gjë që u pëlqye shumë dhe pati efekt të mirë edhe tek shumë shok të mi.

Image result for Devan Witter

Ne kërkuam barazi, ne kërkuam që të mos ngacmoheshim nga shokët tanë vetëm pse ata kanë një pamje më të bukur, e ne sipas tyre jemi të shëmtuar.

MESAZHI IM ËSHTË KY: Nëse ndokush prej jush po keqtrajtohet, në shkollë apo kudo qoftë, ju lutem tregoni dikujt. Mos vuani në heshtje siç bëra unë! Ndonëse sot mund të mos isha këtu. Ka njerëz të shumtë atje jashtë që vuajnë ashtu siç bëra unë.

Stop keqtrajtimeve! /Gazeta Shneta/

Image result for Devan Witter