Nëna Miradie është bërë me fëmijë në tentimin e saj të katërt, pasi përjetoi tri aborte.
Miradia ka lindur vajzën Rajana në javën e 29-të me peshë 1 kg e 600 gr në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Fal kujdesit të klinikës së Neonatologjisë dhe organizatës Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, Rajana tani është në gjendje të mirë shëndetësore.
Lexoni rrëfimin e saj të plotë të publikuar në faqen e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.
Deri tani kam përjetuar tre aborte dhe tani lindi fëmija im i parë, Rajana. Rajana u lind parakohës, në javën e 29-të të shtatëzanisë. Pesha e saj kur ajo lindi ishte 1 kg dhe 600 gr, dhe pas tre javësh në Klinikën e Neonatologjisë ajo tani është e shëndetshme dhe gati të dal nga Klinika dhe të vij në shtëpi tek familja e saj.
Infermierët e Klinikës së Neonatologjisë ofruan kujdes dhe trajtim adekuat për fëmijën tim. Rajana u trajtua me dy doza Survanta dhe qëndroi për dy javë në inkubator. Në të njëjtën kohë ajo u trajtua me sistemin e oksigjenit, tubat e frymëmarrjes, CRP, CPAP, fototerapinë dhe skriningun e syrit.
Falenderoj stafin e Klinkës së Neonatologjisë dhe Aksionin për Nëna dhe Fëmijë që shpëtuan jetën e fëmijës tim dhe që më bënë të mundur të bëhem mami më e lumtur në botë.
Klikoni KËTU për të dhuruar edhe ju. /Gazeta Shneta/