Në moshën 5-vjeçare shumica prej nesh janë shumë të zënë duke luajtur dhe duke mësuar gjërat e para, ndërkohë që Lina Medina i ka dhënë jetë një fëmije në këtë moshë.
Line Medina, 5-vjeçarja nga Peruja, kishte lindur në vitin 1933. Prindërit e saj vunë re që barku i saj po rritej dhe kishte vazhdimisht dhembje. Kur shkuan në spital, doktorët vunë re se ajo ishte shtatzënë dhe për pak muaj ishte gati për të lindur. Medina kishte pasur organe seksuale shumë të zhvilluara dhe babai i saj kishte ushtruar marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj, ndaj djaloshi i sapolindur ishte si pasojë i një incesti.
Fëmija lindi i shëndetshëm dhe gjithë jetën e vet ka besuar se Medina ishte motra e tij e madhe dhe jo mamaja. Ai vdiq në moshën 40-vjeçare si pasojë e një sëmundje kockash, ndërkohë që Medina jeton edhe sot, në moshën 85 vjeçare dhe është nënë e një djali tjetër. /Blitz.al/