Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka lindur në periudhën kur është duke udhëhequr një vend, duke dëshmuar se mëmësia nuk duhet të skualifikojë gratë nga pozitat udhëheqëse.
Ardern lindi vajzë, e cila erdhi në jetë më 21 qershor, që më pas publikoi një fotografi familjare, duke i treguar vendit të saj krenarinë dhe gëzimin e të qenit prind.
Kryeministrja po dëshmon se gratë mund të jenë nëna dhe udhëheqëse në të njëjtën kohë, megjithëse gjatë një interviste televizive të fundit ajo pranoi se nuk ka fuqi mbinjerëzore, duke deklaruar se ajo ka privilegjin dhe mbështetjen e madhe nga partneri që shumë nëna që punojnë mund të mos e kenë.
Nuk është e lehtë, por është e mundur dhe Ardern dëshmon se kur nënat kanë mbështetje, ato mund të bëjnë gjithçka. Edhe të drejtojnë një vend./pernenat.al/