Charlotte është një nënë shumë me fat. Kujdesi i saj e shpëtoi nga një lëndim serioz bebën e saj të vogël, Violet.
Derisa po bëhet gati për t’ia vendosur pelenën bebës së saj, Charlotte vërejti në pelenë diçka të çuditshme, shkruan The Sun, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo gjeti disa ashkla të cilat ishin në pelenat Pampers, gati për t’ia vendosur bebeës së njomë dhe me lëkurë shumë të ndjeshme.
E shokuar, ajo thotë: “Mund të ishte errësirë dhe unë t’ia vendosja pa e vërejtur. Ajo mund të bërtiste dhe unë të mos e dija se ku ishte problemi”.
“Pyetja e parë është se pse ishin aty. Unë do t’i këshilloja prindërit e tjerë që t’i shikojnë së pari pelenat”.
Kompania Pampers ka kërkuar falje për këtë përvojë të keqe të familjes dhe ka theksuar se po e hulumton ku ka mundur të jetë problemi. /Gazeta Shneta/